ideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe kryeministri i Republikës, Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë çështjen se a do t’ia dorëzojë presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, emrin e mandatari të ri të qeverisë.
Në pyetjen e gazetarëve, në Gjilan, shefi i ekzekutivit ka thënë se nuk është momenti të flitet për këto tema, pasi më e rëndësishme është luftimi i covid-19, shkruan Indeksonline.
“Jam shumë i vullnetshëm si kryeministër në detyrë që mos të shpërqendrohemi nga tema të tjera. Takimi i sotëm dhe takimi tjetër që do të jetë në komunën e Dardanës do të jenë ekskluzivisht për çështjen e pandemisë, përkatësisht parandalimin e përhapjes së saj. Nuk kemi kohë për të humbur me çështjet e ping-pongut politik”, ka deklaruar ai pas një vizite në Gjilan.
Ndryshe, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, presidenti Thaçi ka filluar ndërmarrjen e hapave të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Deri më tani ka ftuar të gjitha partitë politike në takime konsultative për të vlerësuar nëse është në interesin e partive politike formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit.
Vullneti i shprehur publikisht i të gjitha partive politike, në përjashtim të Vetëvendosjes, ka qenë dhe mbetet formimi i Qeverisë se re pa shkuar në zgjedhje.
“Presidenti Thaçi përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar edhe propozim Lëvizjes Vetëvendosje për mandatar të ri për formimin e Qeverisë së Kosovës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë asnjë sinjal se e ka në plan të dërgojë emër të ri për mandatar të Qeverisë së re”, thuhej në komunikatë.