POLITIKE

Kurti: Sa nuk isha Kryeministër Thaçi m’i shkruante nga dy letra në ditë, tash po ikë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm që të takohet me Presidentin Hashim Thaçi sapo ai të kthehet nga vizita zyrtare në SHBA.

“Po pres kur të kthehet Presidenti dhe pres ta bëjmë një qëndrim për politikën e jashtme”, ka thënë Kurti në Kuvend, njofton Klan Kosova.

“Sa s’isha Kryeministër m’i shkruante nga dy letra në ditë, tash po ikë. Duhet ta vijë në takim dhe ta shohim cilat janë qëndrimet e tij”.

Kurti u ka thënë deputetëve se përgjegjësinë e ka marrë nga populli të cilit ka shtuar se i përgjigjet.

“Vendimet e Qeverisë s’kanë të bëjmë me Serbinë asnjë siç kemi thënë në fushatë. Nuk e kemi Serbinë në agjendat tona, aty nuk e gjeni Serbinë, e gjeni fillimin e vettingut, përgjysmimin e pagave në Qeveri, shkarkimin e bordeve që është fillimi i luftimit të korrupsionit. Këto i gjeni në vendimet e Qeverisë tonë”.

“Kam marrë detyrën, unë veç popullit i përgjigjem, i dëgjojë të gjithë miqtë, bashkëpunojë me ta, por në fund qeveria është e vendit dhe i përgjigjet popullit prej të cilit buron.

Kurti ka theksuar se tarifën për lëndën e parë ndaj Serbisë do ta heqin si shprehje të vullnetit të mirë.

“Por nga 15 marsi që deri më 1 prill do të shohim se sa përgjigjet Serbia sa i përket dy rrafsheve; fushata e padrejtë e çnjoheve dhe e dyta barrierat jotarifore. Kryeministër të bon populli yt andaj nuk ka punë të vogël për ne. Për reciprocitetin na duhet trajnim i mirë për doganierët më të mirë që i ka vendi sepse barrierat jotariforee që na i ka vënë Serbia janë sporadike. Duhet të kemi zyrtarë të zot që ta kthejnë reciprocitetit aty për aty”.

“Nuk do të keni arrogancë, s’ju vijë deputetëve me polici ju vi me idetë e mia”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago