Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot në Vatikan u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin.
Ai e njoftoi për sukseset e Kosovës dhe progresin në Kosovë, sidomos në dy vitet e fundit, si dhe për orientimin euroatlantik të saj dhe për përkushtimin e palëkundur ndaj vlerave demokratike
Siç njofton ZKM, në takim u diskutua për raportet historike me Vatikanin dhe për historikun e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit.
Kryeministri theksoi rëndësinë e avancimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve dhe rolin pozitiv që njohja nga Vatikani do ta kishte për shtetin, shoqërinë dhe popullin e Kosovës, për rajonin dhe për paqen e qëndrueshme.
“Kryeministri Kurti dhe Sekretari i Shtetit, Kardinali Paroli folën edhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe për zhvillimet e fundit në kuadër të tij. Kryeministri tha se zgjidhja dhe rruga përpara është zbatimi i plotë, i shpejtë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe Aneksit të saj të dakorduar me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ai shtoi se Kosova është dëshmuar në vazhdimësi palë konstruktive për gjatë gjithë procesit dhe gjatë fazave të negocimit të marrëveshjeve”, thuhet në njoftim.
Pas këtij takimi, Kurti ka përfunduar qëndrimin e tij në Itali dhe vizitën e tij zyrtare në Vatikan. Nga atje ai ka udhëtuar për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…