Dje, rreth orës 14:00, në Graçanicë, është zhvilluar një protestë paparalajmëruar, me ç’ rast disa nga pjesëmarrësit kanë shfaqur sjellje dhe veprime agresive e të dhunshme ndaj pjesëmarrësve në trafik, si dhe shpërfillje të urdhrave policor.
Përkundër faktit që këtyre personave u është bërë e qartë nga policia se sjelljet dhe veprimet e tilla janë të palejuara, të njëjtit duke shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policor, me veprimet dhe sjelljet e tyre përkohësisht kanë bllokuar disa vetura që atë moment kanë qenë duke qarkulluar në atë segment rrugor.
Ndërkohë që policia ka kërkuar nga pjesëmarrësit që veturat e bllokuara të lirohen për të lëvizur, një person, pjesëmarrës në protestë, ka pretenduar se është lënduar nga një veturë në lëvizje dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia menjëherë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat e deklaruara nga ankuesi si dhe informacionet e publikuara në platformat e ndryshme informative kryesisht të mbështetura nga opinionet e ndryshme dhe assesi nga faktet.
Sipas njoftimit, hetimi i deritanishëm i kryer nga ana e policisë, ndërlidhur me rrethanat e ngjarjes ka nxjerrë në pah faktin se ankuesi nuk është prekur nga vetura në lëvizje por i njëjti me veprimin e tij të dhunshëm, me qëllim për ta goditur veturën në fjalë ka vetëlënduar këmbën e tij.
“Andaj përkitazi me rastin, me qëllim të informimit sa më të drejtë të opinionit publik, në funksion të së vërtetës dhe për të përjashtuar të gjitha informatat e rreme, në dispozicion të publikut paraqesim edhe pamjet filmike që kanë rezultuar nga trajtimi hetimor i ngjarjes”, thuhet në fund.
https://fb.watch/lkiMQYFWnD/?mibextid=DcJ9fc
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…