Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka bërë thirrje zyrtarëve të institucioneve publike që të raportojnë për çfarëdo shkeljeje që kanë informacion, pas sipas tij, zyrtarët që ushtrojnë funksione publike dhe paguhen nga taksat e qytetarëve, duhet të jenë profesionalë dhe me integritet.
Përmes një videomesazhi, Kurti ka deklaruar që shkelësit e ligjit nuk e kanë vendin në institucione dhe se shkeljet duhet adresuar.
“Të dashur dhe të nderuar zyrtarë, raportoni shkeljet ligjore, raportoni abuzimet, raportoni keqpërdorimet. Legjislacioni ynë për mbrojtjen e sinjalizuesve është tejet i avancuar është sipas standardeve ndërkombëtare, ai ju garanton mbrojtje, andaj, sinjalizoni. Duke raportuar shkeljet ligjore do të bëheni mbrojtës të interesit publik dhe rrjedhimisht do ta forcojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona”, ka thënë ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…