Drejtori ekzekutiv i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Visar Demolli, ka bërë të ditur se që nga mesi i këtij muaji të gjithë ata që nuk kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës ndaj COVID-19 nuk do të mund t’i frekuentojnë kafiteritë, restorantet, klubet e natës e as të marrin pjesë në ahengje familjare.
Demolli në Info Magazine theksoi se për këtë morën ditën jeshile edhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njofton Klankosova.tv.
“Me rritjen e rasteve kemi hasur në disa vështirësi dhe gjithmonë i jemi frikësuar mbylljes teksa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, na siguroi që nuk do të ketë mbyllje totale sërish”.
“Në bazë të statistikave deri tash mbi 67 përqind stafi i gastromonisë e kanë marrë dozën e parë e gjithë kjo është bërë për të shmangur rimbylljen e sërishme”.
“Duke filluar nga mesi i gushtit të gjithë ata persona që nuk kanë marrë të paktën një dozë të ndonjë vaksine kundër COVID-19 nuk do të mund t’i frekuentojnë as kafiteritë, klubet e natës, restoranet e as dasmat. Të gjithë pronarët e kanë obligim që t’i njoftoj pjesëmarrësit e dasmës që nëse nuk janë të vaksinuar nuk duhet të marrin pjesë në dasmë hiq”, deklaroi Demolli.
Demolli mes tjerash bëri të ditur se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Policinë e Kosovës do t’i inspektojnë të gjitha vendet se a po i përmbahen këtij vendimi.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…