KRYESORE

Kurti: S’ka vend për panik, ka mjaftueshëm rezerva, nuk varemi prej importit nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar se ka rezerva dhe i ka ftuar qytetarët të mos bëjnë panik.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë blerë më tepër miell se që ju duhet, që ta çojnë atë nëpër furra.

“Ka rezerva e rrjedhimisht nuk ka vend për panik. I ftoj qytetarët që të ndjehen të sigurt siç është edhe situata në vendin tonë. Unë i takova përfaqësuesit te Shoqatës së Mullistëve e më siguruan se në Kosovë edhe për dy muaj ka grurë që ende nuk është bluar e në muajin e kaluar kanë bluar grurë për tre muaj. Pra ka grurë 3 muaj plus dy muaj. Qytetarët që kanë blerë më shumë se që ju nevojitet ta çojnë miellin në furrë”, tha Kurti në konferencë për media.

Kurti ka folur edhe sa i përket vendimit të Serbisë për të ndaluar eksportin e grurit e miellit ndër të tjera.

“Asnjë kilogram miell nuk përdoret që ka ardhur nga Rusia e Ukraina. Çmimi i grurit në bursën ndërkombëtare është duke u rritur për shkak të luftës, por nuk jemi furnizuar prej atje. Me ministrin Faton Peci, ministren Rozeta Hajdari, do të bëjmë më të mirën përballë sfidave që do të ndodhemi. Ajo çka do të angazhohemi është për një inspektorat. Nuk ka vend për paniku e nuk kemi varësi ekzistenciale nga Serbia”, tha Kurti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

12 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

14 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

17 orë ago
  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

20 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

20 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

21 orë ago