POLITIKE

Kurti: “Sot në Kosovë jetohet me shumë dinjitet”

Albin Kurti është i bindur se qeverisja e tij është shumë e mirë – më e mira.

Prandaj, thotë se qytetarët sot jetojnë me dinjitet.

“As një e treta e mandatit nuk ka kaluar dhe afër 600 milionë euro janë shpërndarë. Në Kosovë jetohet me shumë më shumë dinjitet, edhe pse ka politika sociale, edhe se qeveria nuk vjedh”, tha Kurti në Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket ekonomisë investimet janë rritur 22 për qind, eksporti 82 për qind. Kur ka skandale në qeverisje, qytetarët thonë pse paguaj unë taksa. Por me këtë qeverisje të mirë, qytetarët paguajnë me qejf taksa”.

Kurti këto shifra i dha si replikë ndaj deklarimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Seanca e Kuvendit po mbahet me kërkesë të opozitës, për t’u diskutuar heqja e mundshme e akcizës dhe TVSH-së për naftën, meqë opozita e cilëson si lëndë të parë për shumë produkte të tejra dhe kështu ndikon në rritjen e çmimit të shumë produkteve.

“Kompleksiteti e ndërlikueshmëria e thënieve s’e bëjnë problemin më pak të zgjidhshëm e më pak të rëndësishëm. Ndonjëherë zgjidhjet janë shumë të lehta dhe zgjidhja është e lehtë”, pohoi Abixhiku.

“1.89 centë nafta, 60 centë i merr qeveria akcizë dhe TVSH. Ti mund të tërheqësh sot këtë 60 centësh dhe nafta të lirohet. Kaq e thjeshtë është, pse po e komplikon”.

“Kuptojeni, nuk po flasim për kthim 1 me 1, po flasim për lëndë të parë, nëse shtrenjtohet nafta, shtrenjtohet gjithçka tjetër, qindra produkte. Afati është 3 muaj njëherë me mundësi vazhdimi 3 muaj, sepse kriza është e paparashikueshme”.

Abdixhiku ka dhënë edhe shembujt e dhjetëra vendeve evropiane që kanë bërë të njëjtën gjë – kanë hequr akcizën dhe TVSH-në.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago