Analisti i njohur politik, Ramush Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të heqë taksën 100 përqind këtë javë, pasi këtë nuk po e përkrahin as ndërkombëtarët.
Kështu ka deklaruar ai në televizionin publik të Kosovës, ku ndër të tjera tha se nëse kjo nuk ndodhë, jetëgjatësia e qeverisë vihet në pikëpyetje.
“Këtë javë duhet të jetë vendimi për heqjen e taksës. Nuk është normale në marrëdhëniet ndërkombëtare mes shteteve. Është masë politike që e bllokon një marrëdhënie ekonomike. S’kemi asnjë përkrahje ndërkombëtare për taksën”, ka theksuar ai në televizionin publik të Kosovës.
Kujtojmë se BE dhe SHBA vazhdimisht kanë bërë thirrje që Kosova ta heqë taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe, pasi që kjo ka bllokuar dialogun mes dy vendeve.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…