FOTO&VIDEO

Mini biblotekat në Prishtinë të zbrazura, prishtinasit nuk i kthejnë librat

12 mini biblotekat në lagje të ndryshme të Prishtinës kohëve të fundit janë parë bosh, shkruan IndeksOnline.

E siç duket moton “Sill një libër, merr një tjetër”, qytetarët nuk e kanë marrë seriozisht.

Pasi që në mini biloteka vetëm i marrin librat të i lexojnë për të mos i kthyer më .

Madje disa prej tyre janë tërësisht të zbrazura.

Këtë e ka thënë për IndeksOnline edhe drejtor i organizatës ETEA, Agon Ahmeti.

Ai ka treguar se ETEA në bashkëpunëtor kanë mbledhur një fond të librave prej rreth 300 sosh të cilat do të vendosen së shpejti në minibiblioteka

“Është e vertet që numri i librave ka rënë dukshëm në pothaujse të gjitha minibibliotekat, disa prej të cilave tashmë kanë mbetur pa asnjë libër.

Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës në bashkëpunim me Librarinë “Dukagjini” tashmë kanë mbledhur një fond të librave prej rreth 300 sosh të cilat do të vendosen së shpejti në minibiblioteka. Gjithsesi kjo po determinohet edhe prej kushteve atmosferike, gjë që ka gjasë të pritet deri në muajin prill, që me fillim të përmirësimit të motit të vendosen librat e rinj”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se ka raste të rralla kur qytetarët kthejnë librat që i huazojnë në mini bibloteka.

Gjë që ka rezultuar me mungesë të tyre tani.

“Rastet e tilla janë të rralla, por mirë që ka. Pra ka raste kur qytetatët i kthejnë librat qe i huazojnë për lexim. Ne si organizata bartëse të projektit kohë pas kohe realizojmë vizita nëpër lokacionet ku janë të vendosura minibibliotekat për të parë gjendjen e tyre”, ka thënë ai.

Ndonëse, komuniteti i ka pranuar si pjesë të lagjeve dhe shesheve të tyre, minibiblotekat kanë por dëmtime. Sipas Ahmetit, këto dëme kanë ardhur edhe nga faktori njeri.

“E mira është se banorët e shumicës së lagjeve ku janë vendosur minibibliotekat na njoftojnë vazhdimisht për dëmtimet që ndodhin apo rreth mosrespektimit të rregullave të shfrytëzimit të minibibliotekave nga ana e qyteterëve. Pas çdo njoftimi ne si organizatë mobilizohemi dhe intervenojmë në mundësinë e parë.

Do të bëhen renovimet e të gjitha dëmtimeve që kanë pësuar 12 minibibliotekat gjatë kësaj kohe”, ka thënë ai.

E shqetësuese për oragnizatën që projektoj “Mini biblotekat “ mbetet financimi i projektit.

Drejtorit i ETEA-s tha që janë në kërkim të një donator që merr përsirës mbulueshmërine financiare për renovimin e mini biblotekave.

“Problematike është mirëmbajtja e minibibliotekave në mënyrë të vazhdueshme. Kjo pasi, organizatat funksionojme me donator për projekte të caktuara, dhe siç dihet projekti për minibibliotekat e lagjeve ka përfunduar në dhjetor 2019. Gjë që, aktualisht minibibliotekat po mirëmbahen me vetfinancim. Gjithsesi jemi në konsulta me institucionet relevante që kjo përgjegjësi të bartet tek ato në një të ardhme të afërt”, ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago