“Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”. Kështu e ka cilësuar ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, William Walker, kryeministri Albin Kurti në një takim në Washington të premten.
“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë”, shkroi Kurti.
Sipas njoftimit, kryeministri evokoi kujtimet e së kaluarës me Walkerin, diskutuan për të tashmen e ndanë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen.
Ka pasur raportime të ndryshme se Walkeri ishte i zhgënjyer nga trajtimi që kishte marrë prej që në krye të Qeverisë kishte ardhur Kurti e në presidencë Vjosa Osmani.