POLITIKE

Kurti: Tani do të kemi qeveri e cila do t’i realizoj kërkesat e qytetarëve të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar edhe një herë qytetarët për 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në video mesazhin, të cilën e ka publikuar Kurti, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se Kosova nuk është në ditët e saj më të mira, por për popullin ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë, transmeton Telegrafi.

“Të dashur qytetarë, urime pavarësia e Republikës sonë. Viti i 12-të i saj është përpjekja jonë e vazhdueshme për të cilën puna nuk përfundon asnjëherë. Ajo ishte ideali përbashkues i brezave para nesh dhe vijon të jetë sfida përpara nesh. Sot Kosova është një hap prapa popullit të vet, ajo nuk është në ditët e saj më të mira, por populli ka shpresa më të mëdha se kurrë më parë. Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne, të gjithë kemi mospajtimet e dallimet tona por si Qeveri është koha të marrim vendime”.

  1. “Nuk do të ju shmangemi vështirësive, por do t’ju bëjmë ballë atyrë. Këto vendime do ta lartësojnë Kosovën në nivel me popullin e saj. Sepse, detyra e Qeverisë është të jetë në hap me popullin për çfarë i takon dhe e meriton ai. Fisnike dhe madhështore. E pa nënshtrueshme dhe e vendosur. Potenciali i popullit të Kosovës ishte shumë më përpara se kapaciteti i qeverive të deritanishme. Tani do të kemi qeveri e cila do t’i realizoj kërkesat e qytetarëve të saj. Të rinjtë tanë tregojnë më shumë suksese jashtë se këtu, kjo sigurisht që është shumë e dhimbshme, por është edhe shpresëdhënëse. E dhimbshme sepse nuk po zhvillohet këtu, e shpresëdhënëse, sepse do të mund të zhvillohet edhe këtu”, ka thënë Kurti në video adresimin e tij.

Kryeministri ka bërë thirrje që të gjithë të bëhen bashkë e të punojnë për ditë më të mira.

“Më lejoni që edhe një herë të ua uroj këtë ditë të rëndësishme për vendin tonë. Të bëhemi bashkë e të punojmë për ditë më të mira”, ka pohuar Kurti.

12-vjetorin i shpalljes së pavarësisë është shënuar sot me aktivitete të shumta


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago