POLITIKE

Kurti: Tani po e vërejmë sa ka vuajtur Kosova për një qeverisje që nuk e keqpërdor paranë publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa po shqyrtohet Projektbuxheti për vitin 2022, tha se tani po e vërehet se sa ka vuajtur vendi për një qeveri që nuk keqpërdor dhe nuk abuzon me paranë publike.

Kurti konsideron se ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka parë rritje me të lartë se në vitin 2021, të cilën deri në fund beson se do ta mbyllin me 10 për qind.

“Ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka parë rritje ekonomike më të lartë sesa në vitin 2021. Do ta mbyllim këtë vit me një rritje ekonomike rreth 10 për qind dhe me një rritje të të hyrave prej 33 për qind. Të dyja këto si rezultat i një qeverisjeje të mirë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, e veçanërisht për Qeverinë”, tha Kurti.

Ai ka thënë se për Ushtrinë janë ndarë 100 milionë euro, apo 1.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej mbi 100 milionë eurosh, apo 1.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe synimi ynë është që brenda mandatit ta sjellim në 2 për qind të PBB-së, aq sa e kërkon standardi i NATO-s. Përveç ndarjeve buxhetore, të cilat kanë për fokus forcimin e sigurisë së vendit, avancimin e arsimit e përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, projektligji për vitin 2022 ka edhe disa risi sa i përket menaxhimit të mirë të financave publike dhe ruajtjes së stabilitetit makrofiskal, për të cilat Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ju informon detajisht përgjatë kësaj seance të sotme plenare”, tha ai.

Në fund, shefi i Qeverisë tha se tani po vërehet se sa ka vuajtur vendi për një qeveri që nuk keqpërdor dhe nuk abuzon me paranë publike.

“Tek tani po e vërejmë se sa ka vuajtur shteti ynë për një qeverisje, që nuk keqpërdorë dhe nuk abuzon me paranë publike. Për një qeverisje, që synim parësor ka zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, e si rezultat ngritjen e mirëqenies qytetare. Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit. Pra, pardje i kemi mbushur tetë muaj dhe kemi sjellë vendime për gjithsej 90 projektligje dhe padyshim që optimizmi dhe shpresa që kemi ne në krye të institucioneve dhe atë që e kanë qytetarët, i kontribuon edhe aspektit socio-ekonomik të vendit tonë”, ka përfunduar Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

2 orë ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

14 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

21 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago