Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas tij, sidomos nga një ministër, duke iu referuar Agim Veliut të cilin e shkarkoi gjatë ditës së sotme nga pozita e Ministrit të Brendshëm.
“Thaçi është zmbrapsur nga ideja për gjendje të jashtëzakonshme. Presidenti ushtroi trysni mbi ekspertë dhe ngadhënjeu shkenca mbi politikën. Zmbrapsja e Presidentit që u dokumentua sot tregon një lloj nxitimi të atij ministri që të nxitoi të bëhej më katolik se Papa, që ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.
“Në Qeverinë time nuk do të ketë ministra ku duan ta shpallin shpalljen. Tash është liria e shprehjes”.
Në konferencë të jashtëzakonshme për media, Kurti k pohuar se do t’i presin veprimet e LDK-së që do të pasojnë tash e pas për t’u përgjigjur.
“ Tash duhet të përqendrohemi si Qeveri për luftimin e virusit Korona. S’ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme të shpallur sidomos nga ndonjë ministër në mesnatë”.
Kryeministri ka deklaruar se Presidenti Thaçi nuk ka biseduar fare me KFOR-in rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
“Presidenti nuk ka kontakt me udhëheqjen e KFOR-it në iniciativën e tij për të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Është për t’u habitur se qysh presidenti donte të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Kjo është absurde. Ose ka hyrë në faze delirante të mendoj se mund të bëhet e jashtëzakonshmja pa KFOR-in. Kam takuar Komantandin e KFOR-it sot, Michele Risi dhe e kam pyetur: “A ju ka takuar Presidenti?, tha,” JO””.