POLITIKE

Mungoi sot në Kuvend, Berisha tregon arsyen: Kam pasur kontradikta të hapura me Erdogan! Arsyeja pse marrëdhëniet tona u krisën

Sali Berisha kishte premtuar se do të kthehej në Kuvend dhe do të bënte opozitë përballë Edi Ramës, por ajo çfarë u vu re në seancën e sotme parlamentare ishte mungesa e ish-Kryeministrit. Berisha e ka justifikuar mungesën e tij duke e lidhur me praninë e presidentit turk, ku sot ka thënë se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak se Erdogan do të mbante fjalën në foltoren e Kuvendit.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjekë apo të votojnë në OKB rezoluta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës. Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë”, tha Berisha në ‘Quo Vadis’ në Vizion Plus Tv.

Berisha ka shpjeguar edhe arsyen përse marrëdhëniet mes tij dhe Erdogan janë krisur. Ai tha se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një qëndrimi që Berisha ka mbajtur pro Amerikës gjatë kohës që ishte në qeverisje për krizën në Lindjen e Mesme. Sipas Berishës, presidenti turk e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të ndryshonte qëndrim, por ish-kryeministri nuk e ka bërë dhe kjo ka sjell prishjen e marrëdhënieve.

“Kam pritur në Tiranë presidentin Jaser Arafat por rezoluta që unë u ndava me presidentin Erdogan ishte përpjekja për të dobësuar rolin e SHBA në krizën e lindjes së mesme, duke e salduar atë krizë dhe për mendimin tim, pa angazhimin e SHBA, kriza më e thellë ndofta e kohërave, nuk mund të zgjidhej. Pas vendimit tim, gati 2 vite pas prononcimit tim, mua mu kërkuar në një mënyrë jo shumë diplomatike për të ndryshuar votën e Shqipërisë, por unë nuk e bëra dhe këtë ia mori përsipër Rama i cili ndryshoi qëndrimin e Shqipërisë.

Më mori në telefon në një moment feste, në një kohë kur diplomacia turke nuk më kishte thënë asnjë fjalë, kisha marrë vesh nga ambasadori palestinez se presidenti Erdogan ishte shumë i mërzitur nga kjo dhe më tha se do të bëjë demarsh tek unë dhe ai insistoi që unë të ndryshoja qëndrim por unë i thashë që maksimumi që mund të bëja ishte abstenoja por që nuk votoja kurrë për atë rezolutë. Nga ky moment unë bëra të qartë se Shqipëria nuk është dhe nuk mund të jetë një vend në influencën e Turqisë.

Turqia është një super fuqi rajonale dhe pretendon të bëhet një super fuqi qendrore. Dobësimi i uni politariteti në botë që u vendos pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe dominimi nga SHBA i rendit botëror, solli në tryezë idenë e rikthimit të zonave të influencës dhe Turqia lufton për këto zona. Historiku dhe historia e Shqipërisë është e dominuar nga perandoritë dhe rikthimet e perandorive në forma të ndryshme, unë nuk jam dakord”, tha Berisha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago