Kryeministri në detyrë, Albin kurti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar emrat e kryeshefave të rinj, pas atyre që ka shkarkuar në KEK, TELEKOM dhe INFRAKOS.
Ky është postimi i plotë:
Z. Luigj Ymeri, znj. Burbuqe Hana dhe z. Xhevat Ramosaj janë u.d. kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos. Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi.
Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike. Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë.