LAJME

Kurti tregon se çfarë përfitojnë familjet që investojnë në energji efiçiente

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje tjera lidhur me hapjen e aplikimit për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se nga sot është hapur thirrja për këto masa.

“Për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta, falë përkushtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe angazhimit të Fondit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë nga sot kemi hapur thirrjen për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private”, ka shkruar ai në Facebook.

Ka shtuar se përmes këtyre masave të reja, qytetarët do të përfitojnë nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme.

Kurti ka deklaruar se subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. Ndërkaq sipas tij, për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%.

“Gjatë vitit të kaluar kemi subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social”, ka shkruar ai.

Aplikimi bëhet online përmes vjegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466

Detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

7 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

11 orë ago