Për Albin Kurtin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është president i frikës dhe i kërcënimit.
Në anën tjetër Kurti, vetën e sheh si një kryeministër i shpresës dhe i progresit, kështu për të ilustruar në mënyrë figurative, se cila është pala konstruktive në kuadër të dialogut.
“Më 19 korrik është dashur të mbahet një takim në Bruksel unë kam qenë i gatshëm, pala tjetër nuk ka qenë e gatshme dhe e ka shtyrë takimin për së paku për 1 muaj. Gatishmëria nga ana e Kosovës ka qenë në nivelin e kërkuar nga Brukseli, por nga Beogradi mungonte gatishmëria”
“Për t’u integruar në Bashkimin Evropian, për normalizim të plotë të marrëdhënieve është e domosdoshme që t’i lëmë frikësimet dhe kërcënimet dhe të orientohemi kah vlerat evropiane, fqinjësia e mirë, dhe kah ballafaqimi me të kaluarën”, ka shtuar ai.
“Sidoqoftë, kurdo që do të na thërret Brukseli, për një takim i cili ka për qëllim paqen në rajonin tonë, unë jam i gatshëm”, ka shtuar ai.
“Të dielën mblidhet Këshilli i Sigurisë”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një konferencë për media ka bërë të ditur se të dielën e 31 gushtit, do të organizohet një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, pasi të hënë e 1 gushtit pritet fillimi i aplikimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për letërnjoftimet dhe targat.
“Duke pasur parasysh se në javët në vijim është e domosdoshme që gjithçka të shkojë mirë me procesin e shndërrimit të targave të automjeteve dhe në çdo pikë kufitarë gjithçka të shkojë mirë sa i përket efikasitetit të dokumenteve të cilat do të lëshohen për qytetarët që do të vijnë nga Serbia, e kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë nesër në mëngjese”, ka njoftuar Kurti.
Sipas tij në këtë mbledhje ai do të diskutojë me krerët e organeve dhe agjencive shtetërore dhe disa nga ministrave “çështjet të cilët mund të na shfaqen e të cilat Qeveria e Kosovës duhet t’i ketë parasysh” gjatë zbatimit të vendimit të ekzekutivit.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…