POLITIKE

Kurti: Walker para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot deklaroi se ambasadori William Walker para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës.

Ai tha se misioni verifikues i OSBE-së ndihmoi në ndryshimin e përceptimit ndërkombëtar për UÇK-në.

Sipas tij, diplomati amerikan me deklaratat e tij ka bërë jehonë për masakrën e Reçakut, duke e vlerësuar si krim kundër njerëzimit.

“Në janar të vitit 1999, policia e Serbisë e rrethekoi fshatin Reçak. Ata vranë e masakruan trupat e 45 banorëve… Asgjë nuk e ka ndryahuar rrjedhën e ngjarjeve se sa jehona e Masakrës në Reçak siç ishte raportuar nga asmbasadori William Walker. Para se të jetë mik i Kosovës, është mik i së vërtetës”, kështu tha ai në ceremoninë e Universitetit “Haxhi Zeka” për ndarjen  e gradës së doktorit të nderit “Doctor Honoris Causa” për ambasadorin William Walker.

Kurti tha se Walker është vërtet një mik i Kosovës.

“Në këtë pikë, ambasadori Walker është miku im që nga koha e luftës e deri më sot në Pejë. Më 1998 ai erdhi në Kosovë, ky mision ishte lehtësisht i identifikueshëm me veturat ngjyrë portokolli”, u shpreh ai.

Rektori Armand Krasniqi tha se deklaratet e ish shefit të misionit të OSBE-së pas masakrës në Reçak ka bërë kthesë në historinë e Kosovës.

“Sa herë që kujtojmë dhe flasim për ju, me mendje e zemër përherë i përulemi kontributit tuaj në historinë e Kosovës. Fjalët e tuaja të thëna pas masakrës së Reçakut, për juve ishte përmbushje e misionit që ju besua nga misioner ndërkombëtare dhe për shqiptarët shënon një kthesë”, u shpreh ai./KP/


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…

40 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

44 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

6 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

18 orë ago