Video-ja e një gruaje nga Irani duke iu lutur autoriteteve të vendit të saj për të treguar mëshirë dhe për të liruar djalin e saj që rrezikohet të ekzekutohet është publikuar pak orë më parë në Instagram nga Angelina Jolie.
Aktorja e njohur, e cila ka shërbyer për vite me radhë si ambasadore në OKB , me këtë postim na kujton se situata në Iran me abuzimet me pushtetin nuk ka mbaruar, ndërsa gratë e vendit vazhdojnë luftën e tyre, sidomos pas ekzekutimit të Mahsa Amini .
I riu quhet Mohanmad Ghobadlou, është 22 vjeç dhe është një nga mijëra të arrestuarit që rrezikohet të ekzekutohet, pasi ka marrë pjesë në marshimet kundër regjimit totalitar. Më 2 janar, autoritetet njoftuan vendimin e tyre për ta dënuar atë. Ditët e kaluara kanë paralajmëruar edhe pesë ekzekutime të protestuesve.
Familjet e atyre që rrezikohen nga ekzekutimi dhe mbështetësit e tyre zhvilluan demonstrata jashtë burgut Raja’i Shahr më 8 dhe 9 janar, ku mbahen Mohammad Ghobadlou dhe një numër i të dënuarve të tjerë. Ankthi i familjeve shtohet nga fshehtësia e vazhdueshme e autoriteteve për përdorimin e dënimit me vdekje dhe refuzimi i tyre për të informuar familjet dhe avokatët para dënimeve dhe ekzekutimeve.
“Një nënë iraniane lutet në portat e burgut për të shpëtuar djalin e saj, 22-vjeçarin Mohammad Ghobadlou, i cili rrezikohet të ekzekutohet në Iran. Merrni një moment dhe dëgjoni dhimbjen në zërin e saj. Si nënë e fëmijëve të një moshe të ngjashme, mund të filloj vetëm të imagjinoj thellësinë e humbjes dhe dhimbjes që ndjejnë nënat e të rinjve që janë vrarë, rrahur apo burgosur që nga fillimi i protestave për gratë, jetën dhe lirinë. Për nënat – ju dëgjojmë. Ne nuk i harrojmë të dashurit tuaj trima, të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të tjerët dhe për Iranin”, shkruan aktorja në Instagram krahas video-s.
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…