POLITIKE

Kurti, zbulon marrëveshjen sekrete të Hashim Thaçit me NATO-n

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të 19 prillit 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm z. Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen.

Përmes kësaj marrëveshjeje kryeministri i atëhershëm Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Kryeministri Kurti, në shkresën, dërguar kryetares Osmani, ka potencuar faktin se pas pranimit zyrtar të detyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga stafi i Zyrës së kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si edhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 [Bartja e sovranitetit], nenin 18 [Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare] dhe nenin 91 [Shkarkimi i presidentit].

“Qëllimi i kësaj shkrese është që t’ju njoftoj juve, në cilësinë tuaj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ekzistencën e marrëveshjes sekrete, si edhe për rezultatet e analizës së Zyrës së kryeministrit.

Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj. Unë, si kryeministër, e kuptoj dhe e vlerësoj thellësisht rëndësinë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s për sigurimin e plotë të integritetit territorial të Republikës dhe të qytetarëve të saj. Dhe unë, si kryeministër, i garantoj Kuvendit, si edhe të gjithë qytetarëve të Republikës se nuk do të ndërmarr asnjë hap që do të rrezikonte këtë aleancë të domosdoshme për sigurinë e vendit tonë”, thuhet në shkresën e kryeministrit Kurti.

Kjo shkresë i është dërguar presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kryeprokurorit të Shtetit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

Kreu i agjencisë së inteligjencës së Iranit dhe zëvendësi i tij u vranë sot në…

28 minuta ago

Trump vuri veton në planin izraelit për të vrarë liderin suprem të Iranit? Ja çfarë thotë Netanyahu

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump vuri veton ndaj një plani izraelit ditët e fundit për…

38 minuta ago

Trump ia ndaloi Izraelit vrasjen e udhëheqësit iranian Khamenei

Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem iranian…

4 orë ago

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente lufta, unë e ndala

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte…

8 orë ago

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

10 orë ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

12 orë ago