LAJME

Kush e futi armën brenda burgut? Gazetari zbulon “misterin” e vrasjes së Arben Lleshit

Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit, ku i dënuari Sokol Mjacaj qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi një tjetër të dënuar me armë zjarri.

Kasapi u shpreh se motivi i vetëm për këtë rast është vrasja me pagesë, duke marrë parasysh edhe historinë e hakmarrjes që ka mes fisit Lleshi ku bënte pjesë viktima dhe fisit Hoxha.

Ai u shpreh se arma nuk është futur në burg për shkak të mosfunksionimit të skanerit, apo përmes ushqimeve, pasi kontrollet janë shumë të imtësishme. Sipas tij ka pasur një bashkëpunim me gardianët për sigurimin e armës brenda burgut, pasi ata janë hallka më vulnerabël e sistemit të burgjeve.

“Motivi i vetëm është vrasja me pagesë, duke marrë parasysh edhe historinë e hakmarrjes që ka mes fisit Lleshi dhe Hoxha. Arben Lleshit i janë vrarë disa të afërm më herët. Ky nuk është rasti i parë që futen armë në burgjet shqiptare. Nuk mendoj se arma u fut sepse nuk punonte skaneri. Kontrollet në burgun e Peqinit janë shumë të imtësishme edhe nëse nuk punon skaneri. Nuk ka më histori ushqimesh në burgje sot. Të burgosurit marrin para dhe ushqimet i porosisin. Nuk është as histori kamerash, por bashkëpunimi me gardianët. Ata janë hallka më vulnerabël e sistemit të burgjeve sepse janë të keqpaguar dhe krimi në burgje të tilla u bën karshillëk atyre sepse blihen lehtësisht dhe kërcënohen nga krimi. Mendoj se në këtë rast janë blerë nga krimi i hakmarrjes”, u shpreh Gazetari Julian Kasapi në News24.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Raportimet për largimin e Grenell nga “Kenedy Center”, Serwer: Shpresoj të mos marrë ndonjë detyrë në Ballkan

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka reaguar pas raportimeve se Richard Grenell është larguar nga detyra…

53 minuta ago
  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

15 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

18 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

21 orë ago