POLITIKE

Kush është gruaja e Mark Zuckerberg dhe roli i saj në jetën e miliarderit?

Priscilla Chan është një filantrope amerikane e diplomuar për mjekësi nga Universiteti i Kalifornisë, e cila nuk ka parapëlqyer të dalë në media deri para pak kohësh, kur imazhi i bashkëshortit të saj – Mark Zuckerberg – u vu në shënjestër nga skandali i dokumenteve të klasifikuar, që u njoh si Facebook Papers.

Në fakt, Priscilla është njohur me Markun në Universitet dhe ajo tashmë është CEO e Chan Zuckerberg Initiative – një kompani tek e cila ata thonë se kanë investuar 99% të pasurisë së tyre – dhe që është e fokusuar tek fushat kërkimore në mjekësi.

Në fakt, Chan është shprehur dikur se qëllimi i kësaj iniciative është të gjendet kura e të gjithë sëmundjeve në botë, përgjithmonë.

Ambicioze, por Chan ka thënë se e shkuara dhe eksperienca e saj si një fëmijë refugjatësh nga Vietnami, kanë ndikuar në qasjen e saj ndaj jetës në përgjithësi dhe filantropisë.
Chan është vajza e emigrantëve vietnamezë, të cilët punonin 18 orë në ditë për t’i dhënë vajzës së tyre mundësinë për të përjetuar gjithçka që Amerika kishte për të ofruar përshi studimet e saj në Harvard.

Sidoqoftë, me daljen e Facebook Papers, duket sikur ajo që kishim dyshuar deri tani për Zuckerberg, mund të jetë e vërtetë.

Vajza adoleshente që pranojnë se Instagram ndikon tek ndjenjat e vetëvrasjes, çrregullimet në të ushqyer, depresioni dhe ankthi apo fakti që Zuckerberg ka qenë duke ndërtuar një version të Instagram për fëmijët nën 13 vjeç – të quajtur Instagram Kids – edhe pse shumë organizata janë ngritur kundër kësaj dhe vetë Chan është shprehur se fëmijët e saj nuk do të lejohen të kenë rrjete sociale para se të bëhen 16 vjeç.

Apo fakti që Instagram dhe Facebook kanë stimuluar algoritme që e bëjnë eksperiencën e përdoruesve më toksike, përfshi përdorimin e të dhënave personale pa autorizim.

Të gjitha këto nuk kanë marrë deri më sot asnjë përgjigje, nga çifti që po bën të pamundurën pas skandalit të fundit, për t’u paraqitur si familja perfekte amerikane, që bën një jetë të thjeshtë dhe jep 99% të pasurisë për të kuruar të gjithë sëmundjet e botës brenda 50 viteve të ardhshme.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

58 sekonda ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago