KRYESORE

Kryeministri Kurti: Do të ndërtojmë 50 qerdhe në tërë vendin tonë, asnjë pension s’do të jetë nën 100 euro

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Albin Kurti doli në konferencë për media ku foli në lidhje me projekt-ligjin e buxhetit.

Kurti tha se viti 2020 ka qenë vit i shpresës e optimizmit tek qytetarët.

“Jemi shumë të gëzuar sot meqenëse vendimi 345 ishte për buxhetin e vitit 2022. Për herë të parë është buxhet I yni, e jo I trashëguar nga pararendësit. Mirëpo i kësaj qeverie për të ardhmen.”

“Më lejni të thekësoj se ky vit ka qenë me shumë shpresë e optimizëm tek qytetarët që ka rezultuar me të arritura sa I përket sundimit të ligjit, po ashtu sa I përket rritjes ekonomike. Sundimi i ligjit natyrisht që në epiqendër e ka luftimin e korrupsionit. Policia e Kosovës në këtë vit 437 operacione, 746 bastisje dhe ka shkatërruar 31 grupe kriminale”, u shprehë fillimisht Kurti.

Tutje, i pari i ekzekutivit tha se ekonomia e vendit do të ketë rritje prej 9.9 përqind.

“Duke u bazuar në të dhënat e BQK-së, ekonomia e vendit tonë këtë vit do të rritet për 9.9 përqind, për herë të parë do të kemi rrijte dyshifrore të bruto produktit vendor për ekonominë tonë.”

“Janë mbledhur më shumë tatime, në periduhën janar-shtator 34 përqind më shumë krahasuar me vitin e kaluar, pa e ndryshuar fare politikën fiskale. Në shtete të ndryshme, ndryshon jo pak politika fiskale edhe prapë nuk mund të ketë kaq shumë mbledhje të tatimeve. E nëse dikush ka ndonjë dilemë se viti 2020 ka qenë vit i pandemisë e nuk duhet të bëhen krahasime. Në këtë vrejtje ne kemi dy vrejtje, edhe viti 2021 ishte vit i pandemisë. Por, le ta krahasojmë me vitin 2019, që nuk ishte fare vit i pandemisë dhe të hyrat tatimore janë 21 përqind më të larta”, tha kryeministrit.

Lexo edhe: Intervistohen tre dëshmitarë ndërkombëtarë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ai shtoi se asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro dhe se do të ndërtohen 50 qerdhe.

“Në mbledhjen që posa e përfunduam, theksova që do të ndërtojmë 50 qerdhe në tërë vendin tonë, që fëmijët ta kenë përkujdesjen e duhur dhe gratë të integrohen në tregun e punës. I kemi ndarë 45 milionë euro për të mbështetur nënat përmes pagesës për të gjitha lehonat dhe për shtesat për fëmijë.”

“Përveç se studimet janë falas për të gjithë studentët, do të ndajmë edhe 2000 bursa shtesë për ata më të mirët. I kemi shtuar 35 milionë euro në skemat sociale, që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro dhe shtesat prej 30 përqind në skemat sociale të bëhen të përhershme, pra rritja prej 30 përqind të jetë e përhershme jo e njëhershme . Kemi shtuar edhe 24 milionë euro buxhet shtesë për sigurimin e barnave esenciale”, u shprehë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

54 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago