Suedia ka ekstraduar në Turqi personin e parë të dënuar për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste.
Mahmut Tat, i dënuari me gjashtë vjet e 10 muaj burg në Turqi, është sjellë në Stamboll dhe është dërguar në paraburgim. Tat kërkoi azil në Suedi në vitin 2015, por iu refuzua dhe së fundmi u ndalua nga policia suedeze.
Ky është hapi i parë konkret i Suedisë në zbatimin e memorandumit për anëtarësimin në NATO, të nënshkruar me Turqinë në qershor, i cili përfshin ekstradimin e personave të përfshirë në aktivitete terroriste.
Ekstradimi i Tat-as u bë dy ditë pas bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Suedisë në prag të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht.
Ministri turk Mevlut Cavusoglu tha pas takimit se Ankaraja respekton synimin e vendosur të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, por se pret hapa konkretë në zbatimin e marrëveshjes për ekstradimin e terroristëve në Turqi.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…