Prokurorit Arjan Ndoja i është bërë një atentat në Durrës, teksa ai ishte duke udhëtuar me makinën e tij. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se në makinë me Ndojan ka qenë në makinë dhe një person me precedent penal.
Dyshohet se Landi Muharremi ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja që sot ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Muharremi nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij.
Landi Muharremi që njihet dhe si i “tmerrshmi i Sukthit”, u shpall në kërkim në atë kohë dhe akuzohej si autori i rrahjes së biznesmenit. Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria.
‘Omnix Albania’, kompania e Mitrit do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Por pas dhunimit fizik që iu bë presidentit të Omnix Fadi Mitri, kompania u tërhoq nga investimi në Shqipëri.
Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit. Bashkë me Ndojan kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç dhe Aleksandër Laho, i cili ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…