Kush është Osman Atalay që u takua me Albin Kurtin në Turqi, çfarë shkruan Milaim Zeka
Ish -deputeti Milaim Zeka ka thënë se ani-amerikanizimi i Albin Kurtit nuk është i rastësishëm. Zeka ka përmendur disa vizita të Albin Kurtit në Turqi vitin e kaluar ku gjatë tërë kohës kishte afër vetes nikoqirin e tij, themeluesin e Fondacionit të Ndihmave Humanitare, (IHH), Osman Atalay, i cili njëherit është edhe veteran nga lufta e Bosnjës i cili siç thotë Zeka, ishte pjesë i zinxhirit komandues në brigadën e 7-të të jihadit, të njohur ndryshe edhe si “El-Muhaxhid”, me qendër komanduese në Zenicë si pjesë të Korpusit të 3-të të Armatës së BiH.
Zeka ka thënë se organizata të tilla bashkë me mafinë ruse qendrojnë prapa bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se këtë e dinë edhe vendet e BE-së dhe ShBA-ja.
Postimi i plotë i Milaim Zekës:
Anti-amerikanizmi i Albin Kurtit nuk është i rastësishëm
Në qershor të vitit të kaluar, Albin Kurti, bashke me disa deputet tjerë te VV’së, ishte në Turqi ku u takua me shumë persona të afërt të Erdoganit dhe Yildirimit. Ish- deputeti ilaim Zeka po pretendon se Kurti, gjatë tërë kohës kishte afër vetes nikoqirin e tij, themeluesin e Fondacionit të Ndihmave Humanitare, (IHH), Osman Atalay, i cili njëherit është edhe veteran nga lufta e Bosnjës. Ky njeri ishte pjesë i zinxhirit komandues në brigadën e 7-të të jihadit, të njohur ndryshe edhe si “El-Muhaxhid”, me qendër komanduese në Zenicë si pjesë të Korpusit të 3-të të Armatës së BiH.
Prokurori dhe kolumnisti amerikan nga Neë York-u, Andreë C. McCarthy, në librin e tij, “Spring Fever: The Illusion of Islamic Democracy”, Osman Atalayin dhe fondacionin e tij, IHH, e përshkruan si financues të shumë rrymave dhe organizatave ekstreme e terroriste anti-amerikane dhe anti-izraelite.
Vendet e Bashkimit Europian, ne krye me SHBA kane ngelur te shokuara nga pranimi i informacioneve, se organizata te tilla, bashke me mafine ruse, qendrojne prapa bashkepunimit me LVV. Si duket eshte presioni i ardhur nga keta mbeshtetes qe detyruan Ministrin e Shendetesise, Arben Vitia, i cili doli dje ne nje konference shtypi me kreret fetar, per ta dhene lajmin per hapjen e xhamive dhe kishave, para çerdheve dhe shkollave. Dihet historikisht, e vertetuar edhe shkencerisht, qe Beogradi, Moska, dhe vendet radikaliste islamike, i kane perdorur tempujte fetar si makina per shperlarjen e trurit te popujve te Ballkanit, ndersa te pjesa shqipetare, per te shuar çdo rezistence kombetare. Ndikimi kancerogjen i kesaj propogande ka qene aqe i madh, sa qe predikuesit e tille ishin ngritur edhe kunder alfabetit te gjuhes shqipe, me aresyetimin se “çka ne duhen shkronjat shqipe, kur ne i kemi shkronjat e Allahut, ato arabe”!
E njejta gje po ndodhe nga propoganda e liderit te VV-se, i cili na thote se çka na duhet Amerika, kur kemi BE, a ne fakt, ai ka mbeshtetje krejte nga nje faktor i trete.
Disa organizata turke që veprojnë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, përmes disa firmave fantome të këtyre organizatave financojnë shumë rryma ekstreme e islamike në këto vende, e që nga viti 2006 figurojnë edhe si financues të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne mesin e tyre përmendet edhe një emër i një rusi, pronar i disa hoteleve në Turqi, si dhe disa kasinove në pjesën turke të Qipros, emër që figuron edhe në rrethin e ngushtë të Putinit dhe në FSB-së.
Kjo eshte vetem nje pjese e dosjes se rende se kush qendron prapa financimit te LVV, duke perfshi edhe shumat e medha te parave te dorezuara edhe ne Vlore, qytet i Shqiperise.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…