Ermina Lekaj Prljaskaj, shqiptarja nga Hasi, pasi ka mbajtur prej kohësh postin e deputetes shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka shpallur kandidaturën zyrtare në garën për zgjedhjet parlamentare atje.
Prljaskaj këtë e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
Prej vitesh, ajo ka dëshmuar përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar në këtë shtet.
Zgjedhjet në Kroaci do të mbahen të dielën në datën 5 korrik 2020, ndërsa në 4 dhe 5 korrik do të votohet në qendrat e përfaqësive diplomatiko-konsullore të Kroacisë.