BOTA

Kush fshihet pas rrjetit social të Trump? Drejtori ekzekutiv me firmë misterioze në Wuhan

Në fillim të kësaj jave, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump prezantoi platformën e re sociale, të cilën ai e paralajmëroi muaj më parë për t’i kundërvënë Facebook dhe Twitter.

Në atë kohë, Trump e premtoi këtë gjë pasi dy platformat gjigante të rrjeteve sociale vendosën të bllokojnë llogaritë e tij për shkak të incidenteve në Kapitol, por tashmë “Truth Social” është një realitet.

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ka caktuar dy njerëz të besuar për të drejtuar kompaninë më të re të krijuar, por kush janë ata?

Patrick Francis Orlando, është shefi ekzekutiv i SPAC (kompani blerjesh me qëllim të veçantë) që ndihmoi ish-Presidentin Donald Trump të bënte publike kompaninë e tij të medias dhe teknologjisë dhe është gjithashtu shefi i financave të një firme misterioze me zyra në Wuhan.

49 vjeçari, drejton dy SPAC, të njohura edhe si kompani të kontrollit të bardhë, që synojnë t’i bëjnë kompanitë private të dalin publike përmes bashkimeve dhe blerjeve.

Njëra është Digital World Acquisition Corp (DWAC), ku Orlando është shefi ekzekutiv e cila tronditi Wall Street në fillim të kësaj jave kur njoftoi bashkimin e saj me Trump Media and Technology Group, duke rritur aksionet me afro 1000 për qind.

Me paratë nga firma, Trump thuhet se planifikon të nisë aplikacionin e tij të rrjeteve sociale “Truth Social”, të cilën faqja e Trump Media Group dhe Technology e përshkruan si një fuqi mediatike për të rivalizuar konsorciumin liberal të mediave dhe për të luftuar kundër kompanive të teknologjisë në Silicon Valley.

Ndërkohë, shefi i financave i DWAC është një anëtar i Kongresit  të Brazilit dhe princ i vetëshpallur që dëshiron të rikthimin e monarkisë i njohur me emrin Luiz Philippe de Orleans e Braganca.

Përpara se të bëhej një monark jozyrtar në Amerikën Latine, Philippe mori masterin nga universiteti “Stanford” dhe punoi në një bankë investimesh në Nju Jork.

Philippe është shprehur se ashtu si presidenti Trump, beson në tregtinë e drejtë dhe të ekuilibruar dypalëshe, duke investuar në mbrojtje dhe duke mbajtur kufij të fortë”.

Ndërsa princi ka ndarë foto të tij me Trump dhe ka mbështetur publikisht sipërmarrjen e ish-presidentit në rrjetet sociale, “The New York Times” zbuloi se Orlando dhe Trump në fakt e njihnin njëri-tjetrin përpara se të bënin marrëveshjen.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

10 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago