Rusia ka paraqitur një listë me kërkesa ndaj Ukrainëssi kusht për t’i dhënë fund luftës, ku përfshihet caktimi i vend me ‘status neutral’.
Moska ka sugjeruar se për këtë mund të ndiqet shembulli i Suedisë ose Austrisë, vende me të cilat Bashkimi Sovjetik ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme për status neutral.
Suedia dhe Austria janë pjesë e BE-së por nuk janë anëtare të NATO-s. Zyrtarisht ushtria e Suedisë nuk është aktive në kohë paqeje dhe mban qëndrim neutral në kohë luftë
Sipas ligjit ndërkombëtar, status neutral i referohet detyrimit që ka një vend për të mos ndërhyrë në konfliktet ushtarake të vendeve të tjera. Kjo përfshin edhe bashkimin në aleanca ushtarake siç është NATO apo CSTO.
Me statusin jo luftarak, vendet neutrale gëzojnë mbrojtje nën ligjin e luftës nga vende të tjera.
Shembull janë vende si Zvicra, Suedia, Irlanda, Finlanda dhe Austria. Megjithatë, statusi i neutralitetit interpretohet ndryshe nga vendet respektive.
Edhe Kosta Rika është një vend neutral. Ajo është e demilitarizuar, ndërsa Zvicra ka adoptuar “neutralitet të armatosur” për t’u mbrojtur nga çdo ndërhyrje ushtarake nga jashtë.
Suedia, zyrtarisht ka një ushtri jo aktive në paqe dhe neutrale në kohë lufte. Politika e saj e neutralitetit mori fund në 1992 kur përfundoi Lufta e Ftohtë. Ky vend nuk është anëtar i NATO-s, por është vend aleat i saj prej gati 30 vite.
Sipas ekspertëve, statusi neutral për Ukrainën është një nga rrugët më thjeshta për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur me Rusinë.
Një tjetër shembull se çfarë mund të jetë ‘statusi neutral; është Austria, që Moska e ka sugjeruar si opsion për Ukrainën.
Në 1955, Austria firmosi memorandum me Bashkimin Sovjetik duke garantuar se do të jetë vend neutral ndërkohë që rithemelohet si vend sovran pas Luftës së Dytë Botërore.
Si pjesë e marrëveshjes, Vjena ka parashikuar në Kushtetutë se nuk do të bëhet pjesë e ndonjë aleance ushtarake apo nuk do të presë forca të huaja në territorin e saj.
Gjithashtu, Austria e ka të ndaluar që të deklarojë apo të marrë pjesë në luftë apo pushtime.
Pakti është amenduar në momentin kur Austria u lejua që bëhej pjesë e OKB-së duke dërguar trupa paqeruajtëse në misione që cakton Këshilli i Sigurimit, siç ka ndodhur në Irak dhe Kuvajt në 1990-91.
Në 1995, Austria u bë pjesë e programit të bashkëpunimit për paqen në NATO duke dhënë kontribut në forcat paqeruajtëse – megjithatë kjo u arrit vetëm pasi edhe Rusia u bë pjesë e këtij programi.
Austria gjithashtu u bë pjesë e BE, traktatet e të cilës përfshijnë politika të përbashkëta për mbrojtjen por ajo nuk është aktive dhe kërkohet votë unanime e Këshillit të BE-së për ta aktivizuar.
Neutraliteti për Austrinë ishte parakusht i sovjetikëve për t’i garantuar vendin – që ishte i pushtuar nga forcat aleate që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore – sovranitetin.
Statusi i saj bazohet tek modeli zviceran që daton që prej 1640 dhe një pasqyrë e marrëveshjes historike që është në fuqi në Suedi.
Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë dhe që luftoi kundër sovjetikëve në Luftën e Dytë Botërore, është një tjetër vend evropian me status neutral nga pakti me Bashkimin Sovjetik në 1948.
Statusi neutral i Finlandës parashikon ndalimin e anëtarësimit në aleanca ushtarake pa miratimin e Rusisë si dhe lejimin e trupave të huaja në territorin e e saj apo lejimin e trupave të huaja që të kalojnë përmes territorit të saj për të sulmuar Rusinë.
Vendet me status neutral në Evropë sipas Global Security:
Zvicra – Neutrale që prej 1516, e njohur sipas ligjit ndërkombëtar që prej 1815.
Shkaku është instrument politik i një vendi të vogël. Zvicra nuk kërkon që të bëhet pjesë e NATO-s. Statusi neutral ka ardhur me vullnetin e saj.
Belgjika – Neutrale nga 1831 deri në 1945
Shkaku është se bërë pozita gjeografike mes Gjermanisë dhe Francës, vend që kanë qenë në konflikt të gjatë. Statusi neutral ka ardhur nga vullneti i saj.
Suedia – Neutrale që prej 1855
Shkak u bë eksperienca negative në politikat e ndjekura prej saj. Nuk pritet që të kërkojë të bëhet pjesë e NATO-s në një të ardhme të afërt.
Irlanda – Neutrale që prej 1938
Shkaku është për të vendosur një distancë mes saj dhe fqinjëve, Mbretërisë së Bashkuar. Nuk do të kërkojë të bëhet pjesë e NATO-s në plan afatgjatë.
Finlanda – Neutrale që prej 1955
Shkaku është situata gjeopolitike. Nuk pritet të bëhet pjesë e NATO-s në një kohë të afërt.
Austria – Neutrale që prej 1955
Neutraliteti i vendos mbi modelin e Zvicrës. Anëtarësimi është i imagjinueshëm në plan afatmesëm.