Historiania Nevila Lika thotë se janë të shumta arsyet që mund t’i çojnë qytetarët që të dhunojnë monumentet, duke iu referuar rastit të pak ditëve më parë, ku u dhunua busti i Mit’hat Frashërit.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Lika u shpreh se ende nuk po shkëputemi dot nga e kaluara e periudhës komuniste.
“Arsyet janë të shumta, ndoshta nuk del një emision për t’i thënë të gjitha. Ne ende nuk po shkëputemi dot nga e kaluara e periudhës komuniste. Jemi vazhdimisht në atë tollovinë e çfarë ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore, shkojmë pak më tutje, edhe të periudhës së mbretërimit të Zogut.
Ndër breza, ka vazhduar një lloj indoktrinimi apo një tollovi në zemrat, shpirtin apo mendjen e shqiptarit të thjeshtë. Ka diçka që nuk shkon në shoqërinë tonë”, theksoi ajo.