Ministria e Jashtme me njoftim për bashkatdhetarët që janë nisur në Kosovë: Grupet kriminale kanë bllokuar Merdaren
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me një njoftim pas bllokimit të pikëkalimit kufitar në Merdarë për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët në anën serbe.
Meqë kjo është pika që përdoret më së shumti nga bashkëatdhetarë, MPJD i rekomandon atyre që t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare, ndërsa ata që tanimë ndodhen në Serbi i rekomandon që të përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut.
Në këtë njoftim, MPJD thotë se “grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdarë”.
“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës. Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.
Për gjendjen në Merdarë është deklaruar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në njoftim thuhet se në Republikën e Serbisë janë vendosur barrikada rreth dy kilometra nga kufiri.
“PKK.Merdare eshte i mbyllur per Hyrje-Dalje. Ne R.Serbis jane vendosur barikada rreth 2 kilometra nga Kufiri. Deri ne njoftim tjeter PKK merdare eshte e mbyllur. Te shfrytezohet PKK tjera”, thuhet në njoftim.
Rruga është bllokuar në drejtimin e Kurshumlisë, që çon drejt pikës kufitare të Merdares. Aty janë vendosur kamionë dhe traktorë.
Siç kanë thënë bllokuesit, këtë e kanë bërë një shenjë solidarizimi me serbët e Kosovës.
Kujtojmë që serbët qe 18 ditë kanë vendosur barrikada nëpër rrugët në Veri, në shenjë revolte për arrestimin e ish-policëve serb të Policisë së Kosovës.
Si pasojë e këtyre barrikadave, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…