LAJME

Kush qëndron pas masakrës në Greqi? Shtypi helen: Urdhri për ekzekutimin e shqiptarëve u dha nga mafia e burgjeve

Mediet greke shkruajnë se urdhri për vrasjen e 6 personave që sipas tyre janë shqiptarë, ka ardhur nga burgjet për mosmarrëveshje për drogën.

Iefimerida sqaron se anëtarët e mafies shqiptare dyshohet se kishte mosmarrëveshje për afera të paligjshme si drogë apo grabitje.

Prita u bë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa. Sipas autoriteteve greke ky vend është zgjedhur nga autorët pasi është favorizuar edhe për t’u arratisur.

Mediet greke: Dy skenarët që po hetohen për masakrën me 6 shqiptarë të vrarë! Pritë apo takim mes bandave? Njiheshin me njëri-tjetrin

Mediet greke kanë dhënë detaje mbi masakrën me 6 persona të ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane tip Ford në periferi të Athinës në Greqi. CNN grek raportojn se dyshohet që viktimat të jenë shtetas shqiptar, por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Policia po heton dy skenarë për ngjarjen. I pari, të cilin e konsiderojnë më të mundshëm, është se autorët u kishin bërë pritë 6 personave të vrarë.

Dhe versioni i dytë është se mes dy bandave ka pasur një “takim”, por nuk ka pasur “marrëveshje” mes tyre dhe më pas kanë nxjerrë pistoletat.

Sipas asaj që shkruan anëtarët e dy bandave njiheshin me njëri-tjetrin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago