POLITIKE

Kuvendi i Spanjës diskuton nismën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Spanjës, të martën e 25 qershorit, do të diskutojë nismën e Partisë katalanase “Junts per Catalunya” me të cilën kërkohet njohja e Kosovës si shtet sovran.

Nisma kërkon që shteti spanjoll ta njohë pavarësinë e Kosovës, me argumentin se Kosova “përdori të drejtën e saj legjitime për vetëvendosje”.

“Është e papranueshme që shteti spanjoll ndan të njëjtën strategji si Rusia, Kina apo Bjellorusia për refuzimin e njohjes së Kosovës”, thuhej në letrën që kjo parti i kishte dërguar Kuvendit të Spanjës, të cilën e kishte siguruar Albanian Post.

Spanja, sipas tyre ka marrëdhënie indirekte me Kosovën, meqë ka pranuar pasaportat e shtetit të Kosovës pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

“Nga janari i vitit 2024, shteti spanjoll është i detyruar të njohë pasaportat e Kosovës. Bashkimi Evropian ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën që përfshin marrëdhënie të të gjitha llojeve me shtetet anëtare, duke u përkushtuar, ndër të tjera, për zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike ndërmjet BE-së dhe Kosovës”.

Në vlerësimin e kësaj partia pesë shtetet anëtare mos-njohëse të BE-ës duhet ta njohin Kosovën që ta lejojnë atë të përparojë në rrugën evropiane pa vonesa të mëtejshme.

“Për këtë arsye, por edhe në mbështetje të përpjekjeve që po bëhen nga institucionet dhe populli i Kosovës për të mbrojtur të drejtën e tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga refuzimi i tij dhe të njohë menjëherë Republikën e Kosovës”.

Ndërkohë në një artikull të gazetës spanjolle “La Razon” rreth iniciativës së lëvizjes katalanase “Junts” për njohjen e Kosovës nga Spanja, duke pasur parasysh “mendjen e ndërrueshme” të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez, u paralajmërua se gjërat mund të ndryshojnë në çdo moment në favor të vendit të vogël ballkanik, i cili kërkon t’i njihet pavarësia nga Spanja.

“Spanja, aktualisht, ka qenë larg së mbështeturi Kosovën, por duke marrë për bazë ‘mendjen e ndërrueshme’ të Sanchezit, gjërat mund të ndërrojnë nga një moment në tjetrin. Përgjatë mandatit të kryeministrit socialist ka pasur tashmë një kthesë diametrike në politikën e jashtme”.

Spanja së bashku me Sllovakinë, Greqinë, Qipron dhe Rumaninë është njëra ndër pesë shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës brenda Bashkimit Evropian.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago