BREAKING NEWS

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend projektligji i shumë diskutuar e kundërshtuar për barazinë gjinore.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme përfaqësues të komuniteteve fetare, protestuan para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, që sipas organizatorit Akil Pano, ky ligj është kriminal dhe kundër familjes.

Me pankarta në duar pro familjes si; “Martesa burrë grua”, “Ka vetëm dy gjini, mashkull femër” , “Nëna është grua”, qytetarët shprehën kundërshtinë ndaj këtij projektligji, që sipas tyre cenon familjen tradicionale shqiptare.

Sipas protestuesve shqetësues është fakti i orientimit i fëmijëve drejt përzgjedhjes seksuale, pasi ata theksojnë disa nene të tij për ideologjizimin e fëmijëve, duke ndryshuar dhe transformuar kurrikulat shkollore.

Ndërkohë, me 77 vota është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj. Me këtë votim ndërpritet edhe procedura për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago