Debati në lidhje me ligjin mbi barazinë gjinore të sapo miratuar në parlament ka sjellë edhe reagimin e ambasadorit gjerman në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale diplomati gjerman Karl Bergner, mbështet qëndrimin e komisioneres europiane Marta Kos se ndalimi i diskriminimit në bazë të gjinisë, identitetit gjinor dhe orientimit seksual janë pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut dhe e vlerave evropiane.
“Unë ndaj plotësisht mendimin e Marta Kos. Të drejtat e barabarta dhe ndalimi i diskriminimit në bazë të gjinisë, identitetit gjinor dhe orientimit seksual nuk janë interesa të caktuara. Ato janë pjesë thelbësore e të drejtave të njeriut dhe e vlerave evropiane”, shprehet ambasadori gjerman Karl Bergner, në rrjetet sociale, shkruan A2 CNN.
Një ditë më parë komisionerja Kos, reagoi pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore që u diskutua në Kuvend. Sipas saj çdo sulm ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, është i papranueshëm, raporton A2 CNN.
“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkroi Kos në rrjetin social ‘X’.
Për këtë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili postoi në rrjetet sociale mesazhin e komisioneres Marta Kos, duke i kërkuar ndjesë dhe duke shpjeguar se ky ligj është në përputhje të plotë me parimet e Bashkimit Evropian, për mosdiskriminimin.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…