Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti dhe për pasojë nuk arriti të mbijetojë. Viktima ka humbur jetën sot në QKUK, ku u dërgua për trajtim mjekësor para dy ditësh, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.
Sinjali ka mësuar se e ndjera që vdiq tragjikisht është Marija Zhivkoviq, (41-vjeçare), kurse burri i saj që e rrahu mizorisht është Dejan Zhivkoviq (43-vjeçar).
Natën kritike, më 31 korrik, Zhivkoviq u arrestuar nga Policia e Kosovës dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.