Ky është i arrestuari në veri, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Të mërkuren në orët e hershme të mëngjesit është arrestuar zyrtari i lartë i policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, Rade Basara, nga njësia speciale e Kosovës.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=Ch-QUrRtiUY

Ky person dyshohet se gjatë rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit ka marrë pjesë në fshehjen e provave dhe veprimtarive që kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviqit, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, organet e rendit, përveç arrestimit të Rado Basarës e kanë arrestuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në këtë aksion policor, besohet se kanë marrë pjesë 100 policë të njësisë speciale të Kosovës me 25 autoblinda. Aksioni ka ndodhur në orën 05:50 të mëngjesit të sotëm.

Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.