I dyshuari, rreth 32-vjeçar , përfundoi në prangat e Policisë nën dyshimet për mashtrim dhe i njëjti tashmë ndodhet në mbajte.
Sinjali ka mësuar se i riu kishte marrë një ‘Audi’ nga një person i njohur në Viti, i cili ia dha në besim veturën që kap vlerën e rreth 80 mijë eurove, që dyshohet se e shiti më pas.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Riza Rexhepi.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor pritet të ndërmerren veprimet e tjera.
Sipas informacioneve të para, Rexhepi nuk është deklaruar fare për rastin, duke u mbrojtur në heshtje.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan.
“Me 21.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – ka njoftuar Policia.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…