Dëshmitari Fadil Geci është duke dëshmuar për ditën e dytë me radhë në rastin më të madh të Dhomave të Speciale. Ish-deputeti Geci ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi është lehtësuar pas vdekjes së familjes Jashari sepse mendonin se kështu do të hipte në krye të UÇK-së.
Ai hodhi akuza të rënda duke thënë po ashtu se UÇK-ja e shihte pengesë LDK-në në Drenicë dhe dëshironte eliminimin e saj.
Tha po ashtu se ka shkuar në shtëpinë e familjes së Hashim Thaçit për të pyetur lidhur me komunikatën e 59-të që e cilësonte vëllain e dëshmitarit, Gani Gecin, si tradhtar pas vrasjes së Abedin Rexhës.
“Unë prej ditës së parë që e ka shkruar, unë kam ditur e i kam shku në shtëpi dhe i kam thënë ama përgjigjen për komunikatën 59. Ka thënë brenda një muaj, babai i tij, ta jap përgjigjen. Kurrë s’e ka dhënë përgjigjen…Nuk e ka dhënë përgjigjen, se ka menduar ‘Jasharët, i likuiduan’, ky njerëzit e vdekur i ka dashtë edhe i ka përmendë, jo të gjallët. E ne jemi gjallë. Ka menduar edhe neve me na likuidu, po jemi këtu dhe na ka ruajtur zoti që ta themi të vërtetën dhe ta shkruajmë të vërtetën e jo rrenën”, ka thënë dëshmitari.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…