Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Kishën Ortodokse në Vushtrri, ku kleriku fetar u gjet pa shenja jete.
Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku që doli në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës.
Sinjali mëson se viktima është Simo Çimburoviq, 47-vjeçar.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se një 48-vjeçar me inicialet S.Ç, është gjetur mbrëmë i vdekur brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri. Për rastin, Policia është njoftuar nga familjarët e viktimës.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.
“Hetim i vdekjes- Mbrëmë, rreth orës 22:58, nga ana e familjarve të viktimes është raportuar se brenda objektit banuese që ndodhet brenda hapsirave të objektit fetar ortodoks në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete viktima S. Ç., mashkull i moshes 48 vjeçar. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti.