Janë shtuar zërat që thonë se Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës.
Ndonëse Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet, ministrja e Jashtme e Kosovës së shpejti pritet ta vizitojë Greqinë.
Në një përgjigje me shkrim nga kjo ministri, thuhet se Gërvalla ka pranuar ftesën nga Greqia dhe se e njëjta pritet të ndodh shumë shpejt.
Lidhur me këtë, juristi Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se ky është një hap drejt njohes së Kosovës, madje mund të jetë shtyerje edhe për njohjen nga Rumania dhe Sllovakia.
Burjani shtoi se kjo mund të përfundoj deri në Janar 2022, meqë rast Kosova do të jetë e njohur nga Greqia dhe Sllovakia.
“Kjo është pozitive dhe një hapë përpara njohjes së shtetit të Kosovës, me njohjen nga Greqia BE konsolidon qëndrimin e vet ndaj Kosovës. Kjo mund të jetë shtytje për njohje nga Qiproja Greke, Rumania dhe Sllovakia, vetëm Spanja do të mbetet shtet që do të reziston ndaj njohjes së Kosovës. Kjo punë mund të kryhet deri në Janar të vitit 2022, ku Kosova mund të njihet së paku nga Qiproja Greke dhe Sllovakia. Do të ishte shumë e dobishme që sa më parë të ndjekin raportin e Greqisë ndaj Kosovës”, përfundoi Burjani.