BREAKING NEWS

Ky është personi që dyshohet se plagosi katër rojet e “Duplex”-it

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën “Llepota”, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës “Duplex” mesnatën e së premtes në Prishtinë.

Siç mëson Gazeta Insajderi, Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, ka hapur zjarr ndaj katër rojeve të sigurimit të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Të dy shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

Siç dëshmon një video ekskluzive e siguruar nga Insajderi, grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të “Duplex” janë gjuajtur me armë zjarri në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave janë dëgjuar të krisura armësh, të cilat kanë krijuar panikë tek qytetarët e pranishëm.

Përleshjen me armë mes dy grupeve e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës. Në një përgjigje për Insajderin, zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar nga gjuajtjet me armë.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Policia nuk ka njoftuar për të arrestuar lidhur me rastin.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në probleme në kryeqytet.

Rreth tre muaj më parë, Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vendosje të vetëgjyqësisë në lokalin e natës “Che Bar – Te Labi” në Prishtinë.

“Incidenti ka ndodhur me datë 04 gusht 2019, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë arrestuar dhe me pas dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast”, kishte konfirmuar Policia e Kosovës lidhur me rastin ku ishte përfshirë edhe “Llepota”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago