Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetët e Bundestagut, në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Munih.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka shkruar se ka marr përkrahje nga Gjermania, duke shtuar se ajo është aleati i shkëlqyer dhe mbështetësi më i madh i Kosovës.
“Në ditën e fundit në Konferencën e Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takohem me deputetët e Bundestagut, Patrick Sensburg, Tobias Lindner, Fritz Felgentreu, Jurgen Hardt dhe Ralph Brinkhaus. Gjermania është një aleatë i shkëlqyer dhe mbështetës i Kosovës. Ata uruan më të mirat për qeverinë tonë të re dhe ofruan mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti në Tëitter.
Konferenca e Sigurisë në Munih është mbajtur dy ditë ku kanë marr pjesë shumë vende të botës, e në mesin e tyre edhe Kosova.
Në këtë konferencë dy ditore nga Kosova, përveç kryeministrit Kurti, kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…