POLITIKE

Mini Shengeni/ Intervista e Vuçiç në Beograd, që nxjerr bllof ato që Rama thotë në Tiranë

Edhe njëherë ato që presidenti Vuçiç thotë kur flet për Serbët nxjerrin bllof ato që Edi Rama nxjerr nga goja kur u drejtohet shqiptarëve. i vendosur përballë kritikave të ashpra se po ringjall Jugosllavinë, se i është bashkuar një plani të Beogradit prej të cilit përfiton vetëm ai, kryeministri shqiptar ka përdorur si alibi se ai mbështetet nga BE dhe SHBA.

Disa herë më radhe Rama ka përsëritur se mini Shengeni mbështetet nga Brukseli dhe Departamenti i shtetit. Por të paktën pjesën që i përket BE e ka hedhur poshtë presidenti serb. Ai ka dhënë të hënën në mbrëmje një intervistë të gjatë për televizionin “O2” ku ka theksuar se mini-Shengeni nuk kishte mbështetjen entuziaste të kryeqyetete europiane (përkthimi sipas tekstit të zbardhur nga Tanjug.

Dhe për të përforcuar këtë ide Vuçiç ka shtuar se “shumëkush në Europë nuk pëlqen që Ballkani të ndërtojë fatin e tij”, pra se kjo është një përpjekje e ballkanasve dhe jo një nismë e iniciuar nga Brukseli dhe Washingtonit.

Por, pavarësisht kësaj kundërvënieje me Europën, Vuçiç ka lavdëruar gjatë intervistës në o2 mikun e tij Edi Rama që ka demostruar një “kurajo të veçantë për mini Shengenin: ““Kryeministri Rama është në favor të bashkëpunimit tonë ekonomik, ndryshe nga disa të tjerë në rajon që këmbëngulin se ne duhet vetëm të kërkojmë ndjesë pasi jemi popull gjenocidal. Por kjo është politika e tyre. Rama, për nismën e Shengeni të vogël, ka treguar kurajë të rrallë,” tha ai gjatë intervistës duke përdorur kryeministrin shqiptar për të demaskuar qëndrimin që mban politika në Kosovë.

Me këtë qëndrim presidenti serb ka nxjerrë bllof së paku gjysmën e gënjeshtrës së Ramës se inisiativë e tyre e përbashkët, mbrohet nga BE.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago