Ky është taksisti që u ekzekutua me 7 plumba dje në Prezë, çfarë dyshon policia

ABC News siguron foton e Abdulla Budllës të ekzekutuar ditën e djeshme në Prezë me 7 plumba.

Deri më tani janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, por policia nuk ka asnjë të dyshuar.

Mister mbetet fakti se asnjë nga gëzhojat me të cilat u ekzekutua viktima nuk është gjetur në vendngjarje.

Dyshimet janë se arma mund të ketë qenë me mulli, ose që gëzhojat të kenë rënë brenda makinës së atentatorëve.

Ndër pistat kryesore për vrasjen e tij është e shkuara e tre djemve të tij në Itali.

71-vjeçari u gjet i vrarë mbi një fuçi pasditen e djeshme në Fushë-Prezë. Ai punonte si taksist në të zezë.