Gazetari Leonidha Musaj ka zbuluar detaje të reja për abcnews.al në lidhje me tragjedinë që ndodhi mesditën e sotme në plazhin e Bisht Pallës në Durrës ku u mbyt 18-vjeçari Anri Kashiku. Mësohet se ai sapo ishte kthyer nga Anglia ku kishte jetuar për gjashtë vite.
I riu me origjinë nga Librazhdi dhe banim në Durrës kishte shkuar që i vogël në Angli dhe ishte kthyer pak ditë më parë në vendin tonë duke vendosur që disa ditë t’i kalonte në plazh me të afërmit dhe shokët ku edhe humbi jetën.
Ngjarja
Anri Kashiku u zhduk në ujërat e Adriatikut mesditën e sotme teksa u fut për të nxjerrë nga deti vëllanë 15-vjeçar dhe një tjetër shok që po hasnin vështirësi për shkak të shtimit të dallgëve gjatë orëve të mesditës në këtë zonë.
Ndërkohë që i ka shpëtuar ata, 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë vetë duke mbetur në ujë. Gazetari Leonidha Musaj mëson se në atë moment, në drejtim të të rinjve ka shkuar edhe një pedalone, por edhe ajo ka filluar të marrë ujë dhe është larguar nga vendi.
Policia e gjeti trupin e 18-vjeçarit pak orës pas humbjes vetëm 20 metra nga bregu i detit, por pa shenja jete.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…