Gjatë tërë ditës së djeshme u raportua se flamuri kombëtar shqiptar i vendosur fare pranë liqenit të Ujmanit, ishte hequr, nga ushtria serbe, duke shkaktuar kështu pakënaqësi të shumta se si ushtria serbe, hynë brenda territorit të Kosovës.
IndeksOnline ka kontaktuar me KFOR-i, të cilët janë përgjegjës për sigurinë në vend. Në përgjigjen zyrtare, theksohet se territori në të cilin ishte i vendosur flamuri kombëtar, i takon shtetit serb.
“Kemi parë raportimet në medie, dhe nëse nuk gabohemi vendi i quajtur Tutit, është pjesë e territorit të Serbisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it, dhënë për IndeksOnline.
Në anën tjetër IndeksOnline ka kontaktuar edhe me autoritet kosovar, se a kanë njohuri për këtë rast dhe ende është në pritje të një përgjigje.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…