Forcat izraelite vijojnë të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit, që goditi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të rrënuara.
Ditën e sotme, izraelitët kanë vizituar familjen e një ushtaraku me origjinë shqiptare, Besart (Bess) Dollma, por që shërben në forcat ushtarake të Izraelit.
Lajmi bëhet i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili shkruan në “Facebook” se shqiptari nuk kishte mundur të vinte pranë familjes së tij në këto momente të vështira, por kolegët izraelitë e kanë siguruar se prindërit e tij janë mirë.
“Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit, e cila sëbashku ekspertë vendas dhe të huaj po kujdeset për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit💔, vizitoi edhe shtëpine e një ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite. Ne telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre B.D., i cili nuk mundej t’i gjendej prane familjes ne keto momente, e siguruan se prinderit🤗 e tij ishin mire dhe në duar të sigurta. Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.🇮🇱🤝🇦🇱”, shkruan Balla.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…