Ky është vendimi i Kurtit me të cilin u shkarkua Agim Veliu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë sot vendim për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, pas disa deklaratave të tij, që sipas Kurtit, kanë shkaktuar panik te qytetarët.

Në vendimin që është bërë publik në faqen zyrtare të qeverisë, shkruhet se Agim Veliu lirohet nga posti i Ministrit, e se obligohet Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës publike, si dhe zyra e kryeministrit për zbatimin e këtij vendimi

“Vendimi hyn në fuqi, ditën e nënshkrimit nga kryeministri”, shkruhet në vendimin që iu është përcjellë Veliut, zëvendëskryeministrave e e ministrave.